denohen me dhunim me kamzhik ne publik dy te rinj ne indonezi u puthen ne tiktok 6a46c1905e96e

Dënohen me dhunim me kamzhik në publik dy të rinj në Indonezi, u puthen në TikTok

July 2, 2026
1 minut lexim

Dy të rinj në provincën konservatore Aceh të Indonezisë është rrahur publikisht me kamzhik, pasi një gjykatë e Sharias i dënoi ata për shkelje të ligjit islamik duke u puthur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në TikTok.

Gjykata urdhëroi që 22-vjeçari dhe 25-vjeçarja, të rriheshin me kamzhik nga 21 herë secili për puthje pa qenë të martuar. Të paktën 100 persona ishin dëshmitarë të rrahjes me kamzhik në Parkun e Qytetit Bustanussalatin në Banda Aceh.

Aceh është e vetmja provincë në Indonezinë me shumicë myslimane që zbaton një version të ligjit islamik. Qeveria qendrore laike e vendit i dha provincës të drejtën për të zbatuar ligjin fetar në vitin 2006, si pjesë e një marrëveshjeje paqeje për t’i dhënë fund një lufte separatiste.

Në vitin 2015, Aceh e zgjeroi ligjin për të zbatuar edhe jo-muslimanët, të cilët përbëjnë rreth 1% të popullsisë së provincës.

Ligji lejon deri në 100 goditje me kamzhik për vepra penale të moralit, duke përfshirë kurorëshkeljen dhe homoseksualitetin. Rrahjet me kamzhik lejohen gjithashtu për të ndëshkuar njerëzit për bixhoz dhe alkool, si dhe për gratë që veshin rroba të ngushta ose burrat që nuk falin namazin e së premtes.

Katër persona të tjerë u rrahën publikisht me kamxhik të enjten për bixhoz online dhe tradhti bashkëshortore.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

emigranti mesazh policise a kujtoni se rama ju do me shume se erion veliaj dhe saimir tahirin mos u beni mish per top bashkohuni me ne 6a46c131455b3
Lajmi i mëparshëm

Emigranti mesazh policisë: A kujtoni se Rama ju do më shumë se Erion Veliaj dhe Saimir Tahirin? Mos u bëni mish për top, bashkohuni me ne

drake behet teme universitare ne montreal kursi i ri analizon karrieren dhe ndikimin e tij ne muzike 6a46c261e3994
Lajmi i radhës

Drake bëhet temë universitare në Montreal, kursi i ri analizon karrierën dhe ndikimin e tij në muzikë!

Të fundit nga

ShkoLartë