Një emigrant i kthyer nga diaspora ka dhënë një deklaratë të fortë, duke iu bashkuar protestave dhe duke bërë thirrje për bashkim dhe rezistencë qytetare.
Ai tha se sapo është njoftuar për situatën, ka marrë avionin e parë për t’u kthyer, duke theksuar se nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj zhvillimeve në vend.
Në vijim të deklaratës së tij, ai ka folur edhe për marrëdhëniet mes pushtetit dhe policisë, duke hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj qeverisë dhe kryeministrit.
Emigranti: Sapo më thirrën mora aeroplanin e parë. U përula me ju që bëni qëndresë. Mos harroni se qeveria ka shpopulluar këtë vend më zi se turku, por harruan se diaspora është ngritur në gjithë kryeqytetet e botës dhe do kthehemi si arbëresh. E dyta për policinë a kujtoni ju se Edi Rama ju do më shumë se Erion Veliajn, më shumë se Saimir Tahirin apo Ahmentaj. Ai do ju bëjë juve edhe më keq se ata. Mos u bëni mish për top. Bashkohuni.
Burimi: botasot.info


