Dënohen 210 shoferë në Shkup, 105 për vozitje të shpejtë

March 12, 2023
1 minut lexim

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit, ndërsa në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 210 masa, ndër të cilat 105 sanksione për drejtim të shpejtësisë së lejuar.

Siç njofton MPB-ja, janë shqiptuar 11 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, tre për shofer fillestar, pesë masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, tre për mospërdorim të rripit të sigurimit, 8 për drejtim nën ndikimin e alkoolit. dhe tre sanksione për ndezjen e semaforit të kuq.

MPB njofton se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ata apelojnë qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për siguri më të madhe në komunikacion.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

PD rrezikon zgjedhjet/ Në mesnatë skadoi afati për plotësimin e dokumentacionit në KQZ, grupimi Alibeaj depoziton ankimim

Story i radhës

Çfarë po ndodh në Gjermani? Pezullohen 351 fluturime

Të fundit nga

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jetë mot i vranët e me intervale me diell. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë celsius. Ndërsa, maksimalet
ShkoLartë