Denison, do të vazhdojë karrierë te klubi i Chungnam Asan

1 minut lexim

Ish-sulmuesi i Dinamos, Denison, do të vazhdojë karrierë te klubi i Chungnam Asan, që është pjesë e Ligës së Dytë në Korenë e Jugut. 

Braziliani ka firmosur një kontratë të vlefshme për dy vite e gjysmë, teksa do të provojë të ndihmojë skuadrën për ta ngjitur në elitë. 

26-vjeçari ishte pjesë e Dinamos prej vitit 2022 teksa konsiderohej si një prej elementëve më të rëndësishëm për “Blutë” e kryeqytetit.

Në sezonin e fundit me Dinamon, Denison u aktivizua në 36 ndeshje duke shënuar edhe tetë gola..

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Sërish tërmet në Maqedoninë e Veriut

Story i radhës

E pranon Capital T: Adrola Dushi është vajza më e bukur shqiptare

Të fundit nga