Dënimi i poetes Mimoza Ahmeti pasi riparoi shtëpinë, Salianji reagon ashpër

min lexim

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shprehur se qeveria Rama është një regjim që ka fytyrën e pështirë të drejtuesit.

Komentet Salianji i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku thotë se Rama është si çdo diktatoruc që pasi ka shkallmuar pavarësinë e çdo institucioni dhe ka vendosur nën thundër gjithçka reagon sikur nuk di gjë.

Të njëjtën gjë sipas tij bëri edhe pasi sistemi që ai ka ndërtuar dënoi poeten Mimoza Ahmeti për riparimin e shtëpisë së saj.

Salianji shton se oligarkët e ndërtimeve i kanë mbyllur gojën kryeministrit Rama dhe sipas tij ata janë të paprekshëm nga asgjë.

“Regjimi i Ramës është i neveritshëm dhe ka fytyrën e pështirë të drejtuesit!

Tipikisht si çdo diktatoruc që pasi ka shkallmuar pavarësinë e çdo institucioni dhe ka vendosur nën thundër gjithçka reagon sikur nuk di gjë!

Raportimi nga mediat se sistemi Rama ka dënuar Mimoza Ahmetin për riparime njësoj siç bëri me Bojken Lakon pak kohë më parë fakton dhe njehere brutalitetin e injorancës që Rama e ka ngrit në piedestal. Ramistët nuk njohin asgjë perveç parasë, institucionet e tij dhunojnë këdo që nuk paguan ryshfet! Cilido qe perpiqet te zbatoje ligjin apo të mos perfshihet në paligjshmeri dënohet!

Të gjithë gangot e pushtetit ndërtojnë në mes të Tiranës dhe as i prek, as i prish dhe as i dënon askush, janë të paprekshmit e Ramës! Për oligarkët ligji nuk ezkiston, ata bëjnë ligjin! Ka muaj qe KM as pergjigje nuk më kthen dot per oligarkët e ndërtimeve, ja kanë mbyllur gojën!

Shkresa 2 muaj ende pa përgjigje!”, është shprehur Salianji.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ndryshon deklaratën gazetari që raportoi për sulm raketor në Poloni

Story i radhës

Situata në veri të Kosovës, gazetarja: Qetësi para furtunës

Të fundit nga