denim me kusht per truprojen e kryeministrit mickoski qe rrahu gruan e tij 6a1daf93d2ea4

Dënim me kusht për truprojën e kryeministrit Mickoski që rrahu gruan e tij

June 1, 2026
1 minut lexim
Screenshot 1 2

Në seancën e sotme dëgjimore, i pandehuri pranoi fajësinë dhe gjykata i dha dënim me kusht – dënim me burg prej 1.6 vitesh nëse në 3 vitet e ardhshme nuk kryen një vepër tjetër penale, njoftoi Gjykata Themelore Penale, transmeton Portalb.mk.

Rade Ristoski, i cili është anëtar i sigurimit të Kryeministrit, paraprakisht iu dhanë tetë ditë paraburgim me akuzën e dhunës në familje, pasi gruaja e tij raportoi se ishte sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare.

Sipas informacionit në buletinin e Ministrisë së Brendshme, ngjarja ndodhi më 2 maj.

“Më 2 maj në orën 23:00, zyrtarët e policisë nga SPB Shkup e privuan nga liria R.R. nga Shkupi, duke vepruar në bazë të një raporti të mëparshëm nga gruaja e tij 37-vjeçare. Ajo raportoi se ishte sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare, se ishte kërcënuar dhe se i ishte dëmtuar telefoni celular”, thuhej në buletinin e Ministrisë së Brendshme.

Sipas informacionit policor, Ristovski është pjesë e sigurimit të kryeministrit Mickoski dhe ishte në një pozicion si pjesë e sigurimit, pra si pararendës.

Sara Ristovska është mjeke dhe pronare e një klinike private.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

a eshte takuar me vanesen pas ferma vip indri shiroka e meritoj nje pergjigje 6a1dabc33fa11
Lajmi i mëparshëm

A është takuar me Vanesën pas Ferma VIP? Indri Shiroka: E meritoj një përgjigje

hungari qeveria do te ndryshoje kushtetuten per te lejuar shkarkimin e presidentit 6a1dc18a32fc3
Lajmi i radhës

Hungari, qeveria do të ndryshojë kushtetutën për të lejuar shkarkimin e presidentit

Të fundit nga

Nafta bie nën 100 dollarë për fuçi

Nafta e papërpunuar Brent ra nën 100 dollarë për fuçi të mërkurën për herë të parë në një muaj, duke zgjeruar humbjet për të tretën herë radhazi mes përpjekjeve diplomatike për të
ShkoLartë