Dëmtohet goditja e bujshme e verës

August 3, 2023
1 minut lexim

Çelsi nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në miqësoren e luajtur në Çikago përballë Borusia Dortmundit.

Madje, më shumë se rezultati, kampi blu po shqetësohet për dëmtimin e yllit të skuadrës, Kristofe Nkunku.

Sulmuesi u dëmtua në minutën e 20 të takimit pas një ndërhyrjeje të gabuar, duke ndjerë shqetësim në gjurin e tij. Kështu, u detyrua të largohet nga fusha duke i lënë vendin Mudrik.

Stafi mjekësor i Çelsit ka nisur nga puna për të parë gjendjen e lojtarit, teksa shpresohet që të mos ketë një dëmtim të rëndë.

Me dëmtimin e Nkunku, rriten shanset që Broja të ketë hapësirë në skuadër. Sulmuesi i Kombëtares ka lënë pas dëmtimin e tij dhe duket se është i gatshëm që të bashkohet me skuadrën në stërvitje për të qenë nën urdhrat e trajnerit Poçetino.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SHBA, dënohet me vdekje sulmuesi që vrau 11 persona në Pitsburg në vitin 2018

Story i radhës

Zgjedhja e anëtarëve të KLGJ dhe KLP, Fuga i dërgon letër Avokates së Popullit

Të fundit nga

ShkoLartë