Dëmtohet Conceicao

min lexim

“Francisco Conceicao, pas problemit muskulor të pësuar gjatë stërvitjes së djeshme, iu nënshtrua testeve diagnostikuese në “Jmedical”, të cilat evidentuan një lezion të muskujve peroneal të këmbës së djathtë. Lojtari do t’iu nënshtrohet testeve të reja për 10 ditë”.

Me këtë njoftim për shtyp, Juventusi bëri të ditur diagnozën e saktë të problemit muskulor që i ndodhi mëngjesin e djeshëm anësorit portugez. Duke bërë një vlerësim fillestar se sa kohë do të duhet të qëndrojë lojtari jashtë fushës, mësojmë se 25 ditë është minimumi për dëmtime të këtij lloji, duke përjashtuar çdo surprizë.

Mungesa e tij në dy ndeshjet, pas rifillimit të kampionatit, është mëse e dukshme. Fillimisht ndeshja jashtë fushe me Empolin dhe më pas debutimi në Champions League kundër PSV-së, të planifikuara për të shtunën e 14 shtatorit dhe të martën e 17 shtatorit.

Praktikisht, edhe për ndeshjen e madhe kundër Napoli më 21 shtator ka pak gjasa ta shohim atë në fushë. Madje, sipas parashikimeve mjekësore, edhe më 28 shtator, në transfertën kundër Genoa apo udhëtimin në Leipzig më 2 tetor, portugezi nuk ka siguri për të qenë gati.

Në momentin e mbërritjes së tij te Juventusi u bënë të ditura edhe detajet ekonomike të operacionit, përkundrejt huazimit 7 milionë euro. Kjo tarifë mund të rritet, gjatë kohëzgjatjes së kontratës së performancës sportive me lojtarin, me një shumë që nuk kalon 3 milionë euro. Kjo varet nga arritja e objektivave të caktuara sportive.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Prej një autoambulance Gjilani tani bëhet me katër

Story i radhës

Më në fund: Johnny Depp rregullon dhëmbët

Të fundit nga