Disa pllaka të varrezave ishin dëmtuar të hënën në fshatin Lladoc të komunës së Podujevës.
Policia është duke e hetuar ngjarjen por ende nuk ka persona të dyshuar lidhur me rastin.
Dëmtimin e pllakave të varrezave nuk e kanë përjetuar mirë familjarët.
“Rënd e kemi përjetuar si një vdekje e dytë, ka qenë”, thotë Ilaz Zejnullahu që ju dëmtua pllaka e babait të ndjerë.
Ndërkohë gjatë kësaj të marte, në varrezat e Lladocit u pa edhe një person i dyshimtë, të cilin po e heton policia.