Një ngjarje e paprecedentë është shënuar në Korçë, ku persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar “Varrezat e Dëshmorëve”.
Burime për ABC bëjnë të ditur se janë thyer pllakat e mermerit të më tepër se 20 varreve tek “Varrezat e Dëshmorëve”.
Sipas policisë ka nisur edhe një hetim për të zbuluar autorët e këtij akti të paprecedentë.
Njoftimi i policisë:
Korçë – Mëngjesin e sotëm, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Korçë, në “Varrezat e Dëshmorëve”, janë konstatuar të dëmtuar disa varre.
Nga ana e Policisë, po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./abcnews.al/