Dëmtohen disa varreza ortodokse në Rahovec, policia nis hetimet

December 19, 2023
1 minut lexim

Personat që pa autorizim dëmtojnë, shkatërrojnë apo përdhosin varrin apo ndonjë vendvarrim tjetër, kryejnë vepër penale dhe sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës mund të dënohen me gjobë ose me burgim deri në një vit. Për një rast të tillë që ka ndodhur në Rahovec, Prokuroria ka nisur hetimet.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se rasti është denoncuar gjatë ditës së djeshme nga një 32-vjeçar, i cili ka raportuar në Polici se janë dëmtuar disa varreza ortodokse.

Sipas informacioneve të para, persona që akoma nuk janë identifikuar kanë dëmtuar rreth 5 varre te varrezat që ndodhen në rrugën “Bekim Sylka”.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit në drejtim të veprës penale “Dëmtimi i varreve apo kufomave”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pse duhet të falim në fundvit?

Story i radhës

Pasi e arriti formën jetësore, Edon Zhegrovës i rritet vlera në treg

Të fundit nga

ShkoLartë