Dëmtohen 20 vetura në një garazh shumëkatësh në Shkup

1 minut lexim

Rreth 20 vetura janë vandalizuar dhe shkatërruar mëngjesin e sotëm në një garazh shumëkatësh prapa qendrës tregtare “Bunjakovec”.

Sipas Focus, makinat në garazhin shumëkatësh kanë xhamat e thyer, dyer të shkatërruara. Nuk dihet ende shkaku i dëmtimit të veturave, por rastin e ka konfirmuar MPB-ja për media.

“Me datë 22.07 në ora 07.25 në RSSH është raportuar se janë dëmtuar disa automjete në një garazh shumëkatëshe në afërsi të një qendre tregtare në zonën e Qendrës. “Policët janë në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rastit”, njoftoi Ministria e Brendshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

U shua Rexhep Fetahu, mësuesi i parë i diplomuar i Dërvenit

Story i radhës

FIA refuzon shtimin e garave sprint në Formula 1

Të fundit nga