Dëmtimi i lojtarit – dhimbje koke edhe për selektorin e Shqipërisë

April 27, 2022
1 minut lexim

Lajme aspak pozitive nga Spanja për mesfushorin e kombëtares, Keidi Bare. Futbollisti fierak ka mbyllur sezonin me Espanyol si pasojë e një dëmtimi në gju që e ka shoqëruar prej kohësh.

Mbingarkesa në ndeshjet e fundit ka rezultuar fatale me problemin që ka prekur ligamentet dhe tashmë mesfushori duhet të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të konsiderueshme duke u detyruar ta ndjekë nga shtëpia pjesën e mbetur të sezonit.

Dëmtimi i Bares është një “dhimbje koke” edhe për trajnerin e kombëtares së Shqipërisë, Edy Reja. Kuqezinjtë nisin në muajin qershor ndeshjet e Nations League ku synojnë vendin e parë në grup, teksa dy përballjet e para janë programuar të luhen në datat 6 dhe 10 qershor respektivisht ndaj Islandës në transfertë dhe Izraelit në shtëpi.

Në këtë sezon, 24-vjeçari është aktivizuar në 25 ndeshje me fanellën e Espanyol në elitën e futbollit spanjoll ndërsa në 18 prej tyre është preferuar nga minuta e parë duke rezultuar një element i rëndësishëm për katalanasit që e kanë konfirmuar Baren pjesë të tyre edhe për vitin e ardhshëm.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

LSDM: Fëmijët jashtë shkollave, agjendë politike

Story i radhës

​Organizata Botërore e Turizmit e OKB-së pezullon anëtarësimin e Rusisë

Të fundit nga

ShkoLartë