“Dëmtim në shtyllën kurrizore”, Ledjona Xheladinaj flet për herë të parë për aksidentin

January 1, 2025
1 minut lexim

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Ledjona Xheladinaj, ka bërë dje një bashkëbisedim me ndjekësit e saj. Këta të fundit e kanë pyetur shumë rreth aksidentit që ka bërë pak kohë më parë.
Ledjona u ka kthyer përgjigje të gjitha pyetjeve, duke thënë se është mirë, po e merr veten.

Pjesë nga bashkëbisedimi me ndjekësit:

Ledjona a je më mirë tani? Të uroj shërim sa më të shpejtë! A ke përgatitur ëmbëlsirë për Vitit të Ri?

Falë Zotit jam më mirë dhe po ndjej përmirësim çdo ditë! Për të qenë e sinqertë nuk i kam shumë qejf festat e fundvitit. Po nuk do mungojë bakllavaja. Ps: ma kanë sjellë nuk e kam bërë vetë.

Si je? Çfarë ndodhi me ty e dashur? Jetë e shëndet për 2025

Një aksident gjatë xhirimeve por që më mori të keqen syri keq! Vetëm shëndet dua pastaj të tjerat.

Çfarë dëmtimi pate në trupin tënd? Je shumë e fortë, të adhuroj, je femër superiore

Në shtyllën kurrizore, e cila kërkon 6 javë regjim të detyruar, por mbeten të 2024, ndaj qeshim dhe e presim 2025 me humor dhe forcë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nga sot, transporti publik dhe privat në Prishtinë do të paguhet me kilometër

Story i radhës

Nga sot rryma elektrike më shtrenjtë për 0.92% – mbetet tarifa e lirë ditore!

Të fundit nga

ShkoLartë