demshperblehet me 217 milione jene japonezi qe kaloi gati 50 vjet ne pritje te denimit me vdekje 67e2811af37f5

​Dëmshpërblehet me 217 milionë jenë japonezi që kaloi gati 50 vjet në pritje të dënimit me vdekje

March 25, 2025
1 minut lexim

Një burrë japonez, i cili kaloi gati 50 vjet në pritje të ekzekutimit para se të shpallej i pafajshëm për vrasje, do të kompensohet me 217 milionë jenë (rreth 1.45 milionë dollarë), në atë që avokatët e tij e cilësojnë si dëmshpërblimin më të madh në historinë e drejtësisë penale në Japoni, raporton BBC.

Iwao Hakamata, 89 vjeç, u shpall fajtor në vitin 1968 për vrasjen e shefit të tij, gruas së tij dhe dy fëmijëve të tyre, por u lirua vitin e kaluar pas një rigjykimi.

Avokatët e Hakamata kërkuan kompensimin maksimal, duke argumentuar se 47 vitet e kaluara në burg – që e bënë atë të burgosurin më të gjatë në botë në pritje të ekzekutimit – i shkaktuan dëme të mëdha në shëndetin mendor.

Gjykatësi Kunii Koshi, i cili pranoi kërkesën të hënën, pranoi se ai kishte vuajtur “dhimbje jashtëzakonisht të rënda” fizike dhe mendore. Qeveria japoneze do të paguajë kompensimin financiar për Hakamata-n, një dëmshpërblim që mediat lokale e kanë raportuar si më të madhin në historinë e vendit për një çështje penale, përcjell KosovaPress.

Rasti i tij është një nga çështjet më të gjata dhe më të njohura ligjore në Japoni.

Ai u lejua për një rigjykim të rrallë dhe u lirua nga burgu në vitin 2014, mes dyshimeve se hetuesit mund të kishin manipuluar provat që çuan në dënimin e tij.

Shtatorin e kaluar, qindra njerëz u mblodhën në një gjykatë në Shizuoka, një qytet në bregun jugor të Japonisë, ku një gjykatës shpalli pafajësinë e tij – mes brohoritjeve të forta “banzai” ose “urra” në japonisht.

Megjithatë, Hakamata nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në seancën gjyqësore. Për shkak të gjendjes së tij të përkeqësuar mendore, ai ishte përjashtuar nga të gjitha seancat e mëparshme.

Që nga lirimi në vitin 2014, ai ka jetuar nën kujdesin e motrës së tij 91-vjeçare, Hideko, e cila ka luftuar për dekada të tëra për të pastruar emrin e vëllait të saj.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ky prodhues veturash po i paguan punonjesit mijera euro per te dhene doreheqjen 67e27e809e18c
Story i mëparshëm

Ky prodhues veturash po i paguan punonjësit mijëra euro për të dhënë dorëheqjen

ne prishtine themelohet shoqata e vullnetareve per zjarrfikje dhe shpetim te kryeqytetit 67e281cfbc67a
Story i radhës

Në Prishtinë themelohet Shoqata e Vullnetarëve për Zjarrfikje dhe Shpëtim të Kryeqytetit

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë