Komuna e Lipjanit ka bërë të ditur se disa persona e kanë demoluar një pjesë të ulëseve të poligonit sportiv tek gjimnazi “Ulpiana”.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook kanë bërë të ditur se këtë informacion ata e kishin marrë dje.
Postimi:
“Komuna e Lipjanit apelon tek të gjithë qytetarët që të përkujdesen sa më shumë për hapësirat publike si dhe të ruhen me kujdes”, thuhet në postim.