Gazmend Demolli e ka pasur kohën më të mirë të shtunën, në shtegun me gjatësi 3.9 kilometra, në garën “Molika 2022”, në afërsi të qendrës së skijimit në Brezovicë.
Demolli me Radicall SR8 LM, në cak arriti për kohën 01:53.039 minuta.
Në pozitën e dytë në plasmanin e përgjithshëm u rendit Valdet Kaçandolli me Suzuki Swift, me kohën 01:57.055 minuta.
Paraqitje të mirë pati edhe Ernest Daka, i cili me BMW M3, në cak arriti për 02:01.404 minuta.
Duke marrë parasysh se ishte hera e parë që u garua në këtë shteg, sigurisht që garuesit kanë pasur më shumë kujdes, prandaj është e sigurt që nesër do ta japin maksimumin e tyre.