Dëmet që la zjarri në Fier, tre banesa, ullishte dhe vreshta të bëra hi

July 28, 2023
1 minut lexim

Tre banesa dhe qindra hektarë tokë u dogjën gjatë zjarrit të ditëve të fundit në Fier. Banorët thonë se askush nga institucionet nuk i ka kontaktuar për dëmshpërblim dhe llogaritje të dëmeve.

Zjarret që përfshinë Fierin tre ditë më parë, masivin pyjor të Peshtanit dhe që me pas u përhap drejt fshatit Kraps, kanë lënë dëme të konsiderueshme tek banorët. Tre banesa u shkrumbuan nga flakët, e dhjetëra të tjerë, pësuan dëme të mëdha materiale.

Banorët thonë se ndihma e ofruar nuk ka qenë e mjaftueshme, për të shuar flakët. Ju është dashur të përdorin mjete rrethanore për të shpëtuar ato banesa që mbetën.

Ata tregojnë tmerrin e përjetuar gjate asaj dite të nxehte korriku, kur flakët të favorizuara edhe nga era rrezikuan jo vetëm banesat por dhe jetët e tyre.

“Nuk mbajmë mend një zjarr të përmasave të tilla”- thonë banorët, teksa theksojnë se përjetimi i asaj dite u është kthyer në makth.

“Kemi parë nëpër filma zjarr pranë banesave, por nuk ka eksperiencë më të vështirë se sa ta përjetosh vetë. Sheh që jeta të rrezikohet”- shprehen banorët

Banorët bëjnë thirrje për ndihmë nga shteti, pasi ullishtet dhe vreshtat që u bënë hi nga zjarri, ishin burimi i vetëm i të ardhurave të tyre.

Ndërkohë bilanci paraprak i dëmeve të zjarrit  arrin në 220 hektarë sipërfaqe të përshkruar nga flakët dhe rreth 65 ha e shkrumbuar totalisht me pisha, dushk dhe ullishte.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tirana probleme

Story i radhës

“Atje të gjithë punojnë, këtu sillen poshtë e lartë, nuk i kuptoj pse”, mërgimtari kritikon të rinjtë në Kosovë

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë