Dëmet nga reshjet e shiut, Niko Peleshi në Lezhë: Tre evakuime në zonën e Malësisë së Madhe. Forcat e Armatosura në Bërdicë, po ndihmojnë banorët…

1 minut lexim

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka folur na Lezha në lidhje me situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin.

Ai tha se në Malësinë e Madhe janë bërë tre evakuime teksa shtoi se në Bërdicë forcat e armatosura po ndihmojnë banorët por nuk ka pasur nevojë për evakuim.

“Kemi pasur tre evakuime në Malësi të Madhe. Në Bërdicë forcat e armatosura për ndihmojmë banorët për të kaluar.

Nuk ka ujë në banesa. Jemi në gatishmëri në të gjithë Shqipërinë. Këto reshje nga një anë na japin lajmin e mirë për mbushjen e rezervave por ka edhe sfidën për përballjen me to”, tha Peleshi.

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Cannavaro: Ja çfarë do të kuptojnë po fituan Kupën e Botës

Story i radhës

Mënyra se si e mbani telefonin tregon shumë për personalitetin tuaj

Të fundit nga