Ousmane Dembélé ka filluar të rikuperojë formën e tij te Barcelona dhe sipas raportimeve nga “Mundo Deportivo”, ai u ka thënë bashkëlojtarëve të tij se donte të qëndronte në Katalonjë.
Francezi është afër skadimit të kontratës aktuale dhe të hënën në mbrëmje presidenti Joan Laporta u shpreh i hapur për një rinovim të mundshëm, por vetëm sipas kushteve të klubit.
Laporta gjithashtu theksoi se sa e komplikuar është të negociosh me agjentin e tij.
Dhe për këtë arsye, sipas gazetës, ftesa e Barcelonës për Dembélé është që të merret drejtpërdrejt me klubin në lidhje me kontratën e re.