Ousmane Dembele megjithatë duket se do të vazhdojë në ‘Camp Nou’.
Anësori francez akoma nuk ka firmosur kontratën e re, ndonëse kontrata e tij vlente vetëm deri më 30 qershor.
Raportimet e fundit nga Spanja bëjnë të ditur se lojtari është shumë afër për të vazhduar qëndrimin.
Të gjitha palët janë optimiste në arritjen e marrëveshjes së re për dy vite të tjera (deri 2024).
Bisedimet kanë avancuar mirë. Marrëveshja nuk është 100% e mbyllur.
Projekti i shfaqur nga klubi dhe fjalët e Xavi Hernandez thuhet se po dalin të jenë vendimtare për lojtarin.