Dembele do të prezantohet si transferim i ri

1 minut lexim

Ousmane Dembele ka vendosur të qëndrojë në qytetin e Barcelonës.

Lojtari francez, Ousmane Dembele ishte pa kontratë që nga 30 qershori dhe ishte në negociata të vazhdueshme me Barcelonën.

Anësori vendosi t’ia besonte nënshkrimin e tij përsëri katalanëve, dhe tani thuhet se ka marrëveshje për kontratë deri në vitin 2024.

Nënshkrimi i Dembele do të prezantohet nga klubi si një transferim i ri dhe jo si rinovim kontrate.

Eventi i prezantimit të Dembele do të jetë i ngjashëm sikur ai i Andreas Christensen e i Franck Kessie, megjithatë nuk do të ketë konferencë shtypi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mbi 2 mijë raste aktive me coronavirus në Kosovë

Story i radhës

Pritshmëria juaj e vetme nga pushimet tuaja duhet të jetë pushimi

Të fundit nga