Ousmane Dembele pritet të largohet nga Barcelona.
Dembele duket se ka vendosur se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij.
Ai ka kontratë me Barcelonën deri në fund të muajit qershor, ndërsa rinovimi ende nuk po arrihet.
Klubi e shohin si një lojtar të rëndësishëm, por janë aspektet financiare për të cilat nuk pajtohen dy palët.
Siç njofton ‘Marca’, lojtari e ka të qartë, dëshiron të largohet nga Barcelona.
E ardhmja e tij mund të jetë në Angli, pasi Chelsea kanë shfaqur interesim serioz për të.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me Dembelen.