Ousumane Dembele është shumë afër largimit nga Barcelona në afatin kalimtar veror.
Francezi ende nuk ka rinovuar me Barcelonën, me negociatat që kanë ngecur për shkak të mospajtimit mes palëve.
Anësori po kërkohet me ngulm nga Chelsea dhe pikërisht Londra mund të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.
“Blutë” janë duke vuajtur për një anësor efektiv në fazën sulmuese dhe mund të jetë pikërisht 28-vjeçari zgjidhja ideale për ta.
Dembele është në fund të kontratës së tij me Barcelonën, kësisoj një pajtim në mes tij edhe londinezëve është vendimtar që ai të ndërrojë ambient.