Produksioni gjithashtu ka fikur kamerat por ky moment është kapur.
Donaldi kërkon që Mozzik të futet brenda dhe të shikoj shtëpinë, ky vetëm pretekst nga ana e banorit për t’i dhënë ndonjë informacion nga jashtë.
Ndërkohë, kjo gjë realizohet, reperi hyn në shtëpi dhe produksioni fik kamerat mirëpo para kësaj dëgjohet t’i thotë Mozzikut të shkoj në dhomën e rrëfimit.
Theksojmë se, shkak i informacioneve nga jashtë banorët pezullohen, gjë kjo e fundit që ndodhi me Arbër Salustrovën i cili shkoj në nominim me arsyetimin se kishte mërzitur Beatrixën për një informacion nga jashtë.
Hyrja e Mozzik brenda shëpisë është thyerje e rregullave, vlen të theksohet se këtë gjë nuk e ka bërë asnjë banor i shtëpisë.
Ndryshe, ky veprim ka irrituar publikun, madje tashmë po spekulohet se produksioni po mbështet Donaldin për fitore duke i dhënë atij shumë hapësirë mediale, gjithashtu edhe kontakt me shumë nga miqtë dhe familjarët.
Kujtojmë se, mbrëmë ai takoi vëllain e tij binjak, Marion ndërsa javë më parë Donaldi ka takuar prindërit, vëllain Romeon, shokun e ngushtë Elgit Dodën, Fifin.
Shiko videon e mëposhtme dhe shih momentet kur Mozzik mundohet t’i jap informacion nga jashtë Donaldit.