Peter Todd po qëndron në një katin e dytë të një ndërtese industriale diku në Çeki. Ai është akuzuar se është Satoshi Nakamoto, krijuesi i Bitcoin, identiteti i të cilit pas 15 vitesh mbetet ende një mister.
Në skenën e fundit të dokumentarit të ri të HBO, Money Electric: The Bitcoin Mystery, krijuesi Cullen Hoback përballet me Todd me teorinë se ai është Satoshi. Gjatë punimeve të tij të kaluara, Hoback zbuloi figurën pas QAnon. Me dokumentarin e fundit ai përpiqet të përsërisë të njëjtën gjë.
“E pranoj, jeni shumë kreativë që krijoni teori të tilla të çmendura,” Todd i thotë Hoback përpara se të refuzonte idenë si qesharake.
“Ju paralajmëroj se kur ky dokumentar të publikohet, do të bëhet qesharak.”
Filmi mbaron në momentin që pretendon se ka demaskuar krijuesin e Bitcoin edhe pse provat e qarta mungojnë. “Nuk jam Satoshi,” thoshte Todd përmes një e-mail-i. “Është një pyetje kote, sepse Satoshi do ta mohonte gjithësesi.”
Gjuetia për krijuesin e Bitcoin ka krijuar hapësirë për një mori Satoshi e në mesin e tyre janë Hal Ginney, njeriu i parë që pranoi një transaksion në bitcoin; Adam Back, dizajner i një teknologjie paraardhëse cituar në hulumtimin e Bitcoin; kriptografi Nick Szabo etj. Gishti gjithnjë drejtohet tek njëri, disa të tjerë pretendojnë vetë se janë Satoshi.
Edhe pse Satoshi ka pasur shumë fytyra, një konsensus nuk është formuar rreth asnjërit.
“Njerëzit kanë dyshuar se kushdo mund të jetë Satoshi,” thoshte Todd në fillim të dokumentarit. “Problemi me këto gjëra është se njerëzit bëjnë lojëra nga më të ndryshmet.”
Në Dhjetor të 2015-ës WIRED dhe Gizmodo drejtuan gishtin nga shkencëtari kompjuterik Craig Wright si Satoshi i mundshëm. Në Mars një gjykatë e lartë Britanike rrëzoi në mënyrë kategorike pretendimet e Craig Wright se është Satoshi.
Shumë ndjekës të Bitcoin e pëlqejnë idenë e identitetit të fshehur të Bitcoin. I lirë nga influenca e themeluesit të tij, Bitcoin ka evoluar nën një sistem anarkik ku opinioni i gjithsecilit ka vlerë. Të gjithë janë Satoshi, askush nuk është Satoshi.
“Dhurata më e madhe e Satoshi ndaj botës është Bitcoin,” shprehej një prej adoptuesve më të hershëm të kriptomonedhës, Jamescon Lopp. “Dhurata e dytë është zhdukja e tij.”
Prova më e fortë e dokumentarit se Todd është krijuesit gjendet tek një forum në Dhjetor të 2010-ës ku Todd përfundon “fjalitë e Satoshit.” Tema e atij diskutimi – dhënia prioritet transaksioneve sipas tarifës së paguar – do të ishte diçka që Todd do të integronte në Bitcoin si një zhvillues kontributor.
Hoback gjithashtu vë në dukje ngjashmëritë në gramatikën dhe sintaksën e përdorur nga Todd dhe Satoshi si dhe koha kur komentet ishin lënë, kryesisht gjarë Verës kur Todd kishte pushime nga shkolla.
Todd është mjaft i njohur në qarqet e Bitcoin për kontributin e tij në kodin bazë si dhe është një zëri i fortë në mbështetje të teknologjisë si formë alternative pagesash.
Në hulumtimin e vitit 2008, të lëshuar nën hijen e kolapsi financiar globale, Satoshi skicoi një vizion për një sistem të ri elektronik të parave të gatshme dhe pagesave peer-to-peer, që do të përjashtonte ndërmjetësuesit financiarë që grumbullonin para.
Në janar 2009, ata dërguan transaksionin e parë të bitcoin. Pak më shumë se dy vjet më vonë, ata u zhdukën nga publiku, duke lënë pas sasi bitcoin – tani me vlerë miliarda – që ka qëndruar e patrazuar që atëherë.
Nëse Satoshi do të rikthehej, Hoback thotë se influenca e tij do të ishte tejet e madhe nisur edhe nga sasia e Bitcoin që ai posedon. Më besnikët e Bitcoin thonë se ka për të zëvendësuar dollarin Amerikan si një monedhë gobale.
Edhe pse refuzon pretendimet, vetë Todd luan rolin edhe të Satoshi përpara kamerës ndërsa përpiqet të bëjë ironi. Nëse është ose jo Satoshi i vërtetë, Todd ndan një këndvështrim se disa sekrete janë më të mirë të qëndrojnë të tilla dhe disa pyetje të mos marrin përgjigje kurrë.
Për të zbuluar Satoshin, ai thotë se do ta ekspozonte përballë rreziqeve personale. Imagjinoni vëmendjen që do të merrte nga pasuria e tij multi-miliardë dollarëshe.
“Satoshi nuk dëshiron që të zbulohet dhe për arsye të forta. Askush nuk duhet të vihet në ndjekje të tij,” shkruante Todd. /PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al