Boksieri me prejardhje nga Kosova, por qe jeton dhe vepron ne Hamburg gjate fundjavës ka arrit edhe fitoren e tij te shtate ne boksin profesionist, kurse viktimë e tij kësaj radhe ka qenë boksieri nga Çekia, Jiri Kriupa qe e mposhti me pike. Demaj gjate gjithë ndeshjes ka qenë superior ndaj kundërshtarit te tij dhe me ketë fitore ka gëzuar te gjithë qe ishin ne palestër por edhe publikun e gjere.
Ai beson shume se sivjet do te zhvilloj edhe ndeshjen e tij për titull edhe atë ne Hamburg ne vendin ku jeton.
Ne një interviste për ArenaRing ai falënderon edhe sponzorët qe e mbështesin.
Sa ishte e vështire fitorja ndaj kundërshtarit Kam menduar qe do ishte fitorja me e vështirë, por nuk ishte fare, kam qene i përgatitur shume mire. E vetmja gjë qe mundon është qe nuk ishte Fitore me KO, por Kundërshtari ka qene shume Kokë fort dhe ka ditë te ruaj veten në momente te rrezikshme. Sa ishte mbështetja nga fansat dhe sponzorat Mbështetja nga Fansat ishte mahniste, mbi 150 vete kane qene vetëm për mu ne palestër, kurse total ishin 5000 Shikues. Ka qene një atmosfere e papërshkrueshme.
Sponsoret ne ketë Event ishin dy Shokë te mi Emre Murat (EMMU SHOP) dhe Edin Fakic (Allianz Fakic) qe i Faleminderoj nga zemra për Mbështetjen.
Po ktheheni me suksese pas operimit qe kishit ne dore, nga vjen ky motiv ? Motivimi ishte gjithmonë por pas operimit me duhet te beje një pauzë dhe te kthehem me hapa te vogël prap ne Ring. Dashuria për ketë Sport me jepe shume Vullnet te sfidoj çdo gjë. Si janë planet e juaja për te ardhmen
Pas dy ndeshjeve brenda 1 muaji dua te pauzoj pak, dhe te filloj me pregaditjet per ndeshjen e radhës qe dua te beje ne Korrik. Kurse ndeshje për titull do jete ne Shtator ose Tetor ne nje Event te madhe qe do te Organizohet prapë ne Hamburg nga Universum Boxpromotion. Kete mundësi e kam nga Promoteri Ismail Özen-Otto.