Industria e teknologjisë po marshon drejt emërtimeve “plus,” “pro,” dhe “max” ndërsa Dell ka vendosur të ndryshojë skemën e saj të emërtimit të produkteve për ta bërë akoma më konfuze për përdoruesit.
Prodhuesi i laptopëve tha në CES të 2025 se do të largonte emërtimet si XPS, Inspiron, Latitude, Precision dhe OptiPlex nga laptopët, desktopët dhe monitorët e rinj për ti zëvendësuar me tre linja produktesh: Dell, Dell Pro dhe Dell Pro Max.
Nëse ju ngjan me brandimin e Apple, nuk jeni i vetmi. Por Dell ka vendosur ta dërgojë më tutje duke shtuar disa togëfjalësha që duket sikur janë marrë nga industria e makinave me tre nën-kategori: Base, Plus dhe Premium.
Rezultatet e para të këtij ndryshimi janë produktet e reja si monitori Dell Plus 32-inç 4K QD-OLED dhe laptopët Dell Pro Premium. Në të ardhmen do të thotë se mund të presim emra produktesh si Dell Pro Max Plus.
Duke qenë se një laptop si Dell Pro Premium vjen në dy madhësi, 13-inç dhe 14-inç, emrat e tyre të saktë do të ishin Dell Pro 13 Premium dhe Dell Pro 14 Premium të cilët janë pasardhësit e laptopëve Dell Latitude.
Linja XPS, e cila është njohur ndër vite si ajo e laptopëve Premium, do të zëvendësohet nga modelet e reja Dell Premium. Edhe pse kemi të bëjmë me një ristrukturim substancial për një prej prodhuesve më të mëdhenj në botë të laptopëve, Dell nuk do të hedhë tutje emërtimet e vjetra menjëherë.
Produktet ekzistuese lançuar nën brendet XPS, Precision dhe markat e tjera do të vijojnë siç janë. Por në momentin që nuk janë më në shitje do të zëvendësohen nga laptopët me brendin e ri.
/PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al