Delinda Disha merr vendimin e papritur, largohet nga ‘Klanifornia’

min lexim

Aktoren e njohur Delinda Disha nuk do e shohim më në “Klanifornia”. Ajo do nisë një aventurë të re, duke ardhur si moderatore e një emisioni investigativ. Delinda ka zbuluar së në shtator do moderojë emisionin ‘Xhadat’ krah moderatores Fiori Dardha.

Aktorja ka zbuluar gjithashtu se edhe bashkëshorti i saj do të jetë në të njejtin vend pune si ajo tashmë në një televizion tjetër.

“Po Eldi s’do të punojë më në Klan apo do punojë në Mcn Tv?”- e ka pyetur së fundmi një ndjekës Delindën, e cila u përgjigj duke shkruar: “Po jemi bashkë në Mcn të dy.”

Një tjetër ndjekës ka pyetur për arsyet pse Delinda ka vendosur të ndryshojë logo, ndërsa ishte kureshtar edhe për raportin e saj me bashkëshortin në ambientet e punës.

“Pse ike nga Tv Klan? Si është të punosh e të jesh kudo me burrin?”. Delinda ka vendosur të mos e sqarojë arsyen e largimit nga “Klan”, ndërsa për bashkëshortin shkruan se “nuk punon dot pa të.”

“Ika. Është shumë mirë më është bërë sëmundje, pa Loken s’punoj dot”, shkruan Delinda.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rrebeshe shiu dhe ulje temperaturash, mësoni si parashikohet të jetë moti sot

Story i radhës

Kjo është ndeshja e vetme që zhvillohet sot në Superligën e Kosovës

Të fundit nga