Një tufë delesh kanë një pamje të bukur rozë pasi një ushqyes arriti të ngjyroste leshin e tyre. Delet e llojit Valais Blacknose kanë marrë ngjyrën e kuqe ndërsa hanin në Cannon Hall Farm në Barnsley.
Fermeri Richard Nicholson tha se të gjithë i shihnin delet me dyshim.
“Vizitorët në fermë i shohin me dyshim”, tha ai, shkruan BBC.
“Sapo blemë një ushqyes të ri dhe vumë re se leshi i tyre po bëhej gradualisht gjithnjë e më rozë”, tha Nicholson.
Pas postimit të fotos në Instagram, delet u bënë shumë shpejt “të famshme.
Fermeri fillimisht mendoi se ishte ndonjë fermer tjetër që kishte përdorur ngjyrues mbi delet e tij, por shpejt e kuptoi se fajtori ishte ushqimi.
Kafshët e leshta të fermës nuk kanë gjasa të kthehen në ngjyrën e tyre origjinale së shpejti, shtoi ai.
“Janë një lloj delesh që qethen dy herë në vit. Nuk mendoj se do të ndalet derisa boja të mbarojë nga ushqyesi, kështu që ato do të jenë rozë për pak kohë.”
“Është diçka e çuditshme”, përfundoi ai.
Burimi: GAZETA.MK