Delegacioni nga Komuna Inegol e Turqisë vizitoi Komunën e Çairit

October 18, 2024
1 minut lexim


Sekretari i Komunës, Faruk Nevzati, mirëpriti dje delegacionin nga Komuna İnegöl e Republikës së Turqisë, i udhëhequr nga Nënkryetari Ayhan Güleç, njoftojnë nga Komuna e Çairit.

“Delegacioni, i përbërë kryesisht nga individë me prejardhje shqiptare, kishte një lidhje të thellë me trojet e tyre të origjinës, duke e bërë takimin të ngrohtë dhe familjar. Shumica e anëtarëve të delegacionit janë me rrënjë nga Kumanova dhe flasin me krenari për vendlindjen e paraardhësve të tyre.


Gjatë takimit, u theksua rëndësia e shqiptarëve të vendosur jashtë trojeve etnike, duke i cilësuar ata si një thesar i çmuar për kombin shqiptar. Një bashkëpunim i tillë midis komuniteteve është i natyrshëm dhe përforcon lidhjet e ngushta mes shqiptarëve kudo që ndodhen”,thuhet në njoftim.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Jotova tha se ministrja ka dokumenta bullgare, Bozhinovska: Vetëm për nevoja ekonomike, mirëpo nuk ndihem bullgare

Story i radhës

Protesta e PD-së në Strasburg, Nesturi: Opozita për tubim, Rama në New York për takim me diasporën!

Të fundit nga

Lista Serbe nuk certifikohet, reagon Franca

Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar pas moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të nëntë shkurtit. Në një reagim të publikuar në rrjetin social “X”, Franca ka thënë se certifikimi është
ShkoLartë