1
Shkup, 21 tetor – Delegacioni i Maqedonisë, i cili merr pjesë në konferencën vjetore të Asociacionit ndërkombëtar të shefave të policisë, i kryesuar nga drejtori i Byrosë për siguri publike (BSP), Aleksandar Janev, është takuar me drejtorin e ICITAP-it, Gregori Dukot dhe ekipin e tij.
Siç kumtoi MPB-ja, temat për diskutim ishin të fokusuara në vazhdimin e qëndrueshmërisë së projekteve të zbatuara me mbështetjen e Qeverisë së SHBA-së përmes Ambasadës së SHBA-së në Shkup, duke përfshirë edhe kamerat mobile për incizim të cilat përdoren nga policia e komunikacionit dhe kufirit në vend, si dhe procesi i digjitalizimit që do të vazhdojë me ritme të përshpejtuara në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërsa në drejtim, ndër të tjera, të përballjes me sukses të krimit dhe korrupsionit në të gjitha nivelet.
“Koncepti i partneritetit policio-civil “Deri te ju, për ju” është një nga prioritetet e udhëheqjes në MPB, i cili në periudhën që vijon do të zbatohet në të gjithë territorin e vendit tonë. Gjatë vizitës në SHBA, delegacioni ynë pati mundësinë të njihej me modelin e policisë së Bostonit për bashkëpunim të ngushtë me qytetarët. Vizioni ynë është i qartë, që policia e Maqedonisë të forcohet në nivel të lartë me profesionalizëm, llogaridhënie, transparencë, si dhe një partner përkatës dhe të barabartë për bashkëpunim me agjencitë e huaja lpër zbatimin e ligjit në luftën kundër sfidave globale dhe formave të organizuara dhe transnacionale të krimit, thekson MPB-ja.
BURIMI: zhurnal.mk