Delegacioni i BE-së në Shqipëri dënon kërcënimet ndaj drejtësisë: Autoritetet shqiptare të mbajnë përgjegjës autorët

October 4, 2023
1 minut lexim

Faktori ndërkombëtar ka dënuar kërcënimet ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit në Shqipëri, të cilët po luftojnë me guxim korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Pas ambasadës amerikane dhe britanike, edhe delegacioni i BE-së në Shqipëri ka reaguar thellësisht i shqetësuar për kërcënimet ndaj autoriteteve të drejtësisë.

BE u kërkon autoriteteve shqiptare të hetojnë me shpejtësi këto kërcënime dhe të vënë para përgjegjësisë autorët.

“Delegacioni i BE-së në Shqipëri është thellësisht i shqetësuar për kërcënimet e bëra ndaj autoriteteve të drejtësisë që punojnë çdo ditë në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri. Ne mirëpresim angazhimin e autoriteteve shqiptare për të hetuar me shpejtësi këto kërcënime dhe për të mbajtur përgjegjës autorët. BE-ja mbështet plotësisht të gjithë zyrtarët që punojnë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, dënon çdo formë sjelljeje kërcënuese ndaj tyre dhe vazhdon të mbështesë vendin në përpjekjet e tij për forcimin e shtetit të së drejtës”, thuhet në reagim.

Vlen të theksohet se, Policia e Shtetit mori në ruajtje prokuroren e SPAK, Doloresa Musabelliu, pasi i penduari Artan Tafani rrëfeu se si kreu i grupit Laert Haxhiu, kishte planifikuar eliminimin e saj apo të një të afërmi.

Prokurorja e dosjeve të forta në SPAK, më e fundit ajo e masakrës së urës Vajgurore ishte vënë në shënjestrën e të fortëve të Lushnjës, mbasi kërkoi burgim të përjetshëm për dy miqtë e Haxhiut, Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshin.

Burime shumë të sigurta i thanë Top Channel se nën ruajtje të posaçme është marrë dhe familja e prokurores Musabelliu, për të cilën mbrojtja iu kërkua policisë nga kreu i SPAK, Altin Dumani. Deri më tani nga kjo struktura e posaçme kundër krimit të organizuar janë kanë marrë në ruajtje të posaçme, dy gra gjyqtare dhe prokurorja Musabelliu.

Pasi prokurorja speciale u mor nën ruajtje familjarisht, kryeprokurori i SPAK kërkoi rishikim të masave të sigurisë dhe mbrojtje më të shtuar të godinës nga Garda e Republikës.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Ademi priti FC Ballkanin, e përgëzon për sukseset e arritura 

Story i radhës

​Osmani: Ligji i ri sjellë reformë në sistemin sportiv të Kosovës

Të fundit nga

Motoçiklisti italian përplaset gjatë testimit

Luca Marini (27) ka pësuar një aksident të rëndë teksa testonte një motor Honda në pistën Suzuki në Japoni. Motoçiklisti italian udhëtoi për në Japoni pas Çmimit të Madh të Silverstone për
sqmken
ShkoLartë