Delegacioni i BE mohon ndërhyrjen në raportin e OSBE/ODIHR: Lajm i pavërtetë

May 1, 2025
1 minut lexim

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka përgënjeshtruar aludimet e disa mediave shqiptare, ku pretendohet se ambasadori Silvio Gonzato-s ka ndërhyrë në raportin paraprak të OSBE-ODHIR për të hequr emra banditësh dhe policësh të përfshirë në krim elektoral.

Përmes një reagimi të publikuar në faqen zyrtare në facebook, Delegacioni i Bashkimit Evroipian nënvizon se lajmet e publikuara janë të pavërteta.

Delegacioni i BE thekson se raportet e OSBE-ODHIR janë të pavarura dhe bazohen vetëm në gjetjet e verifikuara nga vëzhguesit në terren.

“Artikulli që pretendon se Delegacioni i BE-së në Shqipëri apo Ambasadori kanë ndërhyrë për të hequr emra nga raporti paraprak zgjedhor i OSBE/ODIHR është i pavërtetë. Raportet e vëzhgimit zgjedhor të OSBE/ODIHR janë të pavarura, të paanshme dhe bazohen vetëm në gjetje të verifikuara nga ekipet e tyre të vëzhguesve. Dezinformimi mund të dëmtojë besimin e publikut në proceset demokratike”, thuhet në deklaratë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Miteva: Delegacioni qeveritar mori pjesë në ditën kombëtare të ekspozitës botërore EKSPO 2025 në Japoni

Story i radhës

Ftesa e Kurtit për takim, Tahiri: Ishte tendencioze

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë