​Delegacionet e Suedisë dhe Finlandës në Turqi për konsultime

May 25, 2022
1 minut lexim

​Delegacionet e Suedisë dhe Finlandës në Turqi për konsultime.

Ministria e Jashtme e Turqisë njoftoi se delegacionet e Suedisë dhe Finlandës do të vizitojnë sot Turqinë për konsultime lidhur me aplikimet e tyre për anëtarësim në NATO.

Sipas njoftimit të ministrisë, delegacionet suedeze dhe finlandeze të kryesuara nga sekretari i Shtetit i Zyrës së Kryeministrisë së Suedisë, Oscar Stenstrom dhe nënsekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës, Jukka Salovaara, do të vizitojnë sot Ankaranë, raporton atsh.

Delegacioni turk i kryesuar nga zëdhënësi presidencial, ambasadori Ibrahim Kalin dhe zëvendësministri i Jashtëm, Sedat Onal dhe delegacionet e kryesuara nga Stenstrom dhe Salovaara do të zhvillojnë konsultime lidhur me aplikimet e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Duka: Sot jemi kryeqyteti europian i futbollit

Story i radhës

Përkrahje e fuqishme nga Italia për integrimin evropian, zgjerimi është vendimtar për Evropën

Të fundit nga

Ylber Ramadani pranë hapit të madh në karrierë

Ylber Ramadani mund të transferohet te Napoli në këtë merkato dimri. Trajneri Antonio Conte është në kërkim të një mesfushori dhe drejtuesit kanë “piketuar” mesfushorin e Shqipërisë. Sipas “Solo Lecce”, Napoli po
ShkoLartë