Del raporti zyrtar për vrasjen e 14-vjeçarit në Tiranë, pesë adoleshentë të përfshirë

November 25, 2024
1 minut lexim

Raporti i oficerit të policisë gjyqësore për ngjarjen e rëndë të ndodhur të hënën e 18 nëntor pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë ka nxjerrë në pah disa fakte te reja.

Në vendin e ngjarjes mësohet të kenë qenë pesë adoleshentë 14-vjeçarë. Dokumentet e siguruara dhe publikuara nga “Review” në Euronews Albania, mësojnë se sipas raportit, Marsel Sina, Luis Meçe dhe Martin Cani kanë qenë të përfshirë në një përplasje me Mario Lleshin dhe Klodion Bekajn.

Ngjarja u kthye në tragjedi pasi 14-vjeçari Martin Cani humbi jetën nga një goditje me thikë në zemër, për të cilën Mario Lleshi akuzohet si autor.

Luis Meçe shoku i ngushtë i Martinit, i cili mbeti i plagosur ka thënë se është goditur nga dy persona, duke shtuar se plagët janë shkaktuar nga dy thika të ndryshme. Ai ka kërkuar që ekspertiza mjeko-ligjore të konfirmojë pretendimet e tij. Autori i dyshuar Mario Lleshi, i cili gjithashtu u plagos gjatë përleshjes, po trajtohet në një spital privat, ndërkohë që ndaj tij është dhënë masa e arrestit me burg.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Story i radhës

Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë