Del në shitje jahti i miliarderit rus, zbuloni shifrën marramendëse

1 minut lexim

Jahti i miliarderit rus Igor Kesaev ka dalë në shitje për 29.5 milionë euro. Një ndërmjetës i jahteve luksoze me bazë në SHBA ka nxjerrë në shitje jahtin e gjatë prej 51.2 metrash, shkruan The Guardian.

Kesaev u sanksionua në prill nga Mbretëria e Bashkuar dhe BE në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, me BE-në që përmendi përfshirjen e tij në prodhimin e armëve ushtarake në Rusi, si dhe lidhjet me qeverinë ruse “dhe forcat e saj të sigurisë”.

Shtetet e Bashkuara nuk e kanë sanksionuar Kesaev dhe Thesari i SHBA-së nuk iu përgjigj kërkesave për koment.

Story i mëparshëm

Trajneri më i paguar në botë

Story i radhës

Malisheva importon pikë nga “Zahir Pajaziti”

Të fundit nga