Meshkujt në Ekuador supozohet se kanë penisin më të madh në botë – ndërsa meshkujt në Kamboxhia supozohet se e kanë penisin më të vogël.
Ky është konkluzioni i një studimi të publikuar nga MailOnline.
Burrat ekuadorianë kanë një gjatësi mesatare prej afro 7 inç (17.6 cm), thonë të dhënat.
Në anën tjetër burrat kamboxhianë thuhet se kanë një madhësi mesatare prej pak më pak se 10 cm.
Ndërkohë sipas studimit, meshkujt shqiptarë kanë një gjatësi mesatare 14 cm duke u renditur në vendin e 48. Shqiptarët janë para grekëve dhe maqedonasve.
Për të zbuluar se cilat vende kanë peniset më të mëdha, studiuesit në Gjermani shqyrtuan më shumë se 40 studime të fundit që përfshinin mijëra burra
Ekipi nxori të dhëna për madhësinë mesatare të penisit nga gati 90 vende, me matjet që ishin verifikuar në mënyrë të pavarur.
Vendet evropiane me madhësinë më të madhe të penisit në përgjithësi ishin Holanda në vendin e nëntë me 6.2 inç, Franca e 11-ta me 6.2 inç dhe Italia e 19-ta me 6 inç.
Studiuesit pas listës thanë se ata luftuan për të gjetur një lidhje midis gjatësisë trupore dhe gjatësisë së penisit, por zbuluan se vendet me norma më të larta obeziteti prireshin të kishin penis më të vogël.
Burimi: botasot.info