Del imazhi satelitor: Në teatrin që u bombardua u sinjalizua në gjuhën ruse se kishte fëmijë

Një imazh satelitor, i realizuar nga Maxar (një kompani satelitore amerikane) dy ditë më parë, tregon fjalën “fëmijë” të shkruar me germa të mëdha të bardha në rusisht në pjesën e përparme dhe të pasme të teatrit të Mariupolit.

Ky i fundit u bombardua sot.

Zyrtarët lokalë thanë se teatri po përdorej nga qindra civilë për strehim përpara se të bombardohej nga forcat ruse sot, raporton BBC.

Ata thanë se ishte shënjestruar qëllimisht nga një avion luftarak rus, por detajet akoma nuk janë verifikuar.

Ndërsa ministria ruse e mbrojtjes mohoi të ketë sulmuar teatrin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Neda Balluku reagon pas arrestimit të Elsa Lilës

Story i radhës

Intervistë me Konsullin e Republikës së Kosovës në Austri, z. Mag. Isa Kosumi

Të fundit nga