Kjo është Luiza Mullalli, 46-vjeçares në Maliq e cila u vra nga bashkëshorti i saj Gjergji Mullalli dhe u hodh në gropën septike. Luiza ishte nënë e tre fëmijëve, përkatësisht dy vajzave të moshave 24 dhe 23 vjeç dhe një djali 21-vjeçar.
Familjarët thonë se çifti ishte në proces divorci dhe prej muajit Nëntor viktima kishte urdhër mbrojtje nga gjykata e Korçës.
Në kushte të tilla 46-vjeçarja Luiza Mullalli jetonte së bashku me djalin, ndërkohë që bashkëshorti nga dita e marrjes së urdhrit të mbrojtjes jetonte në banesë tjetër.
Luiza Mullalli
Ditën e djeshme autori Gjergji Mullalli duke shfrytëzuar faktin se bashkëshortja ka qenë e vetme, ka hyrë në shtëpi dhe e ka vrarë. Rrethanat, dinamika dhe mjeti që i ka shkaktuar vdekjen 46-vjeçares ende nuk janë zbardhur. Trupi i 46-vjeçares është çuar në morgun e Korçës ku po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
Autori pas ngjarjes është larguar dhe policia lokale është vënë në kërkim duke ngritur postblloqe kontrolli në akset nacionale.
Autori i krimit