Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi sot projektvendimet për verifikimin e formularëve të vetëdeklarimit të kandidatëve për kryetar të bashkive Rrogozhinë, Vorë dhe Dibër.
Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri vendosi se nuk janë në kushtet e ndalimit të kandidimit dhe se KZAZ-të përkatëse mund të vijojnë me procedurat për regjistrimin e kandidatëve.
Sipas formulareve të vetëdeklarimit, dy kandidatë të PD rezultonin me probleme. Kandidati i PD-së për Rrogozhinën është dënuar në Itali për armëmbajtje pa leje dhe kishte ndryshuar emrin, ndërsa Ymer Marku i Vorës kishte ndryshuar emrin e tij dhe të babait.
1.Z. Ferdinand Shefqet Saraçi, kandidat për kryetar në bashkinë Rrogozhinë;
2.Z. Dritan Hajri Torba, kandidat për kryetar në bashkinë Dibër;
3.Z. Edison Selman Memolla, kandidat për kryetar në bashkinë Rrogozhinë;
4.Z. Hekuran Selman Xhani, kandidat për kryetar në bashkinë Rrogozhinë;
5.Z. Premtim Riza Kryemadhi, kandidat për kryetar në bashkinë Dibër;
6.Z. Lulzim Sefer Vrana, kandidat për kryetar në bashkinë Vorë;
7.Z. Rahim Petrit Spahiu, kandidat për kryetar në bashkinë Dibër;
8.Z. Blerim Rustem Shera, kandidat për kryetar në bashkinë Vorë;
9.Z. Luan Qamil Haka, kandidat për kryetar në bashkinë Dibër;
10.Z. Ymer Gjergio Marku, kandidat për kryetar në bashkinë Vorë.