dekorata izraelite per interesxhiun pa dinjitet 67f45359aead6

Dekorata izraelite për interesxhiun pa dinjitet!

April 8, 2025
1 minut lexim

Nga Kim Mehmeti
Kryeministri i Shqipërisë na qenka nderua me Medaljen Presidenciale të Nderit nga presidenti i Izraelit.
Unë mburrem me shqiptarët e mi mysliman e të krishterë që e rrezikuan vetveten për të shpëtuar sa më shumë hebre nga vrasësit nazistë, por ndjehem i turpëruar nga burrështetasit e sotëm shqiptarë që nuk guxojnë ta çelin gojën kundër gjenocidit izraelit në Gazë dhe kundër vrasjes së fëmijëve palestinezë.
Unë mburrem edhe me ndjeshmërinë e atyre që i ngushëllojnë nënat e fëmijëve hebre që mbahet në bodrumet e Hamasit, por më vjen turp se si të njëjtëve nuk u bënë përshtypje gjaku i mbi 17.000 fëmijëve të vrarë palestinezë.
Pra unë mburrem me bujarinë, trimërinë dhe fisnikërinë shqiptare, por ndjehem thellësish i turpëruar nga burrështetasit dhe elitat e popullit tim që marrin dekorata vetëm pse janë interesxhinj pa dinjitet! (Kim Mehmeti)

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

gani germia behet pjese e ferma vip 67f44f23d5594
Story i mëparshëm

Gani Germia bëhet pjesë e Ferma Vip

kur flet ai si me fol kryeministri albin kurti arben taravari komenton deklaraten e bekim qokut 67f4535d2d375
Story i radhës

“Kur flet ai si me fol kryeministri Albin Kurti” – Arben Taravari komenton deklaratën e Bekim Qokut

Të fundit nga

ShkoLartë