Deklaronte kundër Kosovës, a është në koma Sinisha MIhajlloviq? Mund të jetojë edhe 10 ditë apo…

December 15, 2022
1 minut lexim

Ish futbollisti i Milanit, Sampdorisë etj. serbi Sinisha MIhajlloviq, që asnjëherë nuk ka pas qëndrime korrekte ndaj shqiptarëve të Republikës së Kosovës, raportohet se është në koma. 

Mihajlloviq ka pas qëndrime kundër Kosovës dhe këtë e ka thënë edhe botërisht. 

Mediumet serbe raportojnë se gjendja e tij është e keqe i cili vuan nga sëmundja e leukemisë.  

“Sinisha është në spital duke qarë: është në dorën e Zotit, mund të jetojë 10 ditë ose 30 vjet.

Si është gjendja e Sinisha Mihajlloviqit? Kjo është pyetja për të cilën të gjithë duan një përgjigje.

Dalin informacione të ndryshme, por evidentohet se Sinisha nuk është në gjendjen në të cilën ishte disa muaj më parë kur drejtonte Bologna-n nga pankina.

Sinisha është në spital, i vetëdijshëm, i zgjuar. Ai nuk është në koma si thonë disa postime, as nuk ishte në koma. Sot është edhe më mirë se dje, pardje dhe pasnesër, por është ende në dorën e Zoti” – transmeton “Sportal”.

“Kosova është Serbi. Nuk mund të quhet e pavarur pasi aty jetojnë serbë dhe këta të fundit nuk mund t’i dëbosh nga shtëpitë e tyre”, kishte thënë pa pike marre Mihajlloviq para disa vitesh.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zgjerohet skandali në Bruksel: 60 eurodeputetë dhe shërbimet sekrete të pesë vendeve të BE-së në hetim nga autoritetet belge

Story i radhës

Ndërpritet seanca e Komisionit për mbikëqyrjen e punës së ASK-së për rastin Onishçenko

Të fundit nga

ShkoLartë