deklarohet mepso per zjarrin ne trafostacion mund te kete serish nderprerje te rrymes 620956c702a7d

Deklarohet MEPSO për zjarrin në trafostacion: Mund të ketë sërish ndërprerje të rrymës

February 13, 2022
1 minut lexim
shkupi terr

“Shpërthimi në largpërçues në trafostacionin Shkup 4 drejt trafostacionit Bunarxhik dhe zjarri në afërsi të trafostacionit, ishte shkaku për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në pjesën më të madhe të Shkupit, pjesë të Velesit dhe Ovçe Poles”, njoftojnë nga MEPSO.

Këto dy faktorë kushtëzuan rënie të rrjetit te të dy transformatorët 400/110 kV, dhe me këtë edhe rënie të gjithë trafostacionit Shkupi 4 në lagjen Pintija.

Nga MEPSO thonë se defekti është sanuar dhe është kthye furnizimi me energji elektrike.

“Defektet janë izoluar dhe punohet në mënjanimin e tyre. Me këtë MEPSO njofton se edhe gjatë mbrëmjes mund të ketë ndërprerje të shkurtra të furnizimit të energjisë elektrike”, thanë nga MEPSO.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

lufta duket me afer se kurre shba ja dergon municion ne ukraine 6209546bf1086
Story i mëparshëm

Lufta duket më afër se kurrë, SHBA-ja dërgon municion në Ukrainë

zhvillime dramatike shba thote se rusia mund te krijoje pretekst per te sulmuar ukrainen 620959943c18d
Story i radhës

Zhvillime dramatike: SHBA thotë se Rusia mund të krijojë pretekst për të sulmuar Ukrainën

Të fundit nga

Zelensky thotë se Putini po tallet me gjithë botën

“Vonesa njëjavore e Rusisë në përgatitjen e një propozimi për një zgjidhje paqeje është një tallje me të gjithë botën”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Vërejtjet vijnë pasi presidenti rus Vladimir Putin,
ShkoLartë