Deklarohet Borrell: Nuk do të ketë përgjigje bërthamore ndaj ndonjë sulmi bërthamor në Ukrainë

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të enjten se përgjigja ndaj Rusisë nëse përdor armët bërthamore në Ukrainë nuk do të ishte një sulm bërthamor hakmarrës, shkruan AP.

Borrell, duke folur me diplomatët e rinj në Bruges, tha “…çdo sulm bërthamor kundër Ukrainës do të krijojë një përgjigje, jo një përgjigje bërthamore. Por një përgjigje kaq e fuqishme nga pala ushtarake…”

Borrell shtoi gjithashtu se ishte “i lumtur” me votën e Kombeve të Bashkuara kundër aneksimit nga ana e Rusisë përmes referendumit të rajoneve brenda territorit të Ukrainës, por ishte i shqetësuar që 20% e vendeve nuk e miratuan mocionin.

Ai kërkoi gjithashtu një sistem më të shpejtë kontrollesh në anijet që transportojnë drithëra në pritje për t’u larguar nga Bosfori, “njerëzit do të vdesin nga uria sepse drithërat kanë ngecur në pritje të një kontrolli”, tha ai.

Borrell po merrte pjesë në sesionin e hapjes së një shkolle të re diplomatike evropiane.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Antony: Ronaldo është një referencë e mirë për ne të rinjtë

Story i radhës

Vriten 18 ushtarë sirianë gjatë një sulmi kundër një autobusi ushtarak në zonën e Damaskut

Të fundit nga