deklarohen dy serbet e arrestuar ne gjakove ja cfare i thane gjykates per punet qe bejne ne serbi 67f3f1d2a8507

Deklarohen dy serbët e arrestuar në Gjakovë, ja çfarë i thanë Gjykatës për punët që bëjnë në Serbi

April 7, 2025
1 minut lexim

Dy nga katër serbët e arrestuar një ditë më parë nga Policia e Kosovës në Gjakovë para Gjykatës Themelore në Gjakovë kanë treguar se çfarë punojnë në Serbi.

Pavle Kragoviq deklaroi para Gjykatës Themelore në Gjakovë se punon si inspektor i policisë në Kragujevc, derisa Milovan Steviq deklaroi se është stomatolog, në akademinë ushtarake të mjekësisë në Beograd.

Në këtë seancë dy të arrestuarit e tjerë, Branko Rakiq dhe Nemanja Vamoviq nuk deklaruan se kanë lidhje me institucionet e sigurisë së Serbisë.

Rakiq tha se është teknik i komunikacionit, derisa Vamoviq inxhinier i pylltarisë.

Prokurorja Venera Shala gjatë leximit të kërkesës për paraburgim tha se mjetet e mprehta i mbanin gjatë vizitës së manastireve ortodokse në Republikën e Kosovës.

Ajo kërkoi masën e paraburgimit pasi rreziku i arratisjes për të pandehurit, sipas saj, lidhet me faktin se të gjithë janë shtetas të Serbisë dhe kjo mund t’i bëjë të paarritshëm nëse ata ikin në territorin e Serbisë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

e arrestuar per korrupsion gjkko merr vendimin per ish gjyqtaren e elbasanit 67f3e86e35de0
Story i mëparshëm

E arrestuar për korrupsion/ GJKKO merr vendimin për ish-gjyqtaren e Elbasanit

gara per drejtorin sportiv te milanit avantazhi qe ka igli tare 67f3f594b03aa
Story i radhës

Gara për drejtorin sportiv të Milanit, avantazhi që ka Igli Tare

Të fundit nga

ShkoLartë