Deklarimi i të ardhurave 30 prilli afati i fundit. Kush nuk e plotëson gjobitet

April 25, 2022
1 minut lexim

Mbi 82 mijë individë kanë edhe një javë kohë për të plotësuar deklaratën vjetore të të ardhurave, pasi 30 prilli është afati i fundit për kryerjen e pagesës.

Sipas Tatimeve, detyrimin për plotësimin e saj e kanë 13 500 të punësuar me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë, ndërsa pjesa tjetër rreth 69 000 persona i përkasin të dypunësuarve.
Ky është viti i dytë që të dypunësuarit me ndryshimet e reja ligjore duhet të plotësojnë deklaratën e të ardhurave.

Ata duhet të grumbullojnë të ardhurat për vitin tatimor 2021 dhe t’i deklarojnë ato si një pagë e vetme duke paguar tatim shtesë, edhe nëse kanë marrë qoftë edhe për një muaj një rrogë të dytë, ç’ka sjell automatikisht rritje të taksave për të ardhurat për këtë kategori që janë në numër të konsiderueshëm.
Ajo që vihet re nga të dhënat e Tatimeve është një rritje e numrit të të ashtuquajturve “milionerët e vegjël”, pra të individëve me të ardhura që kalojnë pragun 2 milionë lekë duke u rritur në mbi 13 000, nga 12 mijë që ishin krahasuar me një vit më parë.

Plotësimi i deklaratës së të ardhurave nga tatimpaguesit kryhet në mënyrë elektronike përmes faqes së Tatimeve. Pas 30 prillit, kushdo që nuk ka arritur ta plotësojë në kohë atë ose e plotëson me të dhëna të pasakta do të gjobitet në masën 5 mijë lekë.

Vitin e kaluar, sipas të dhënave të raportit vjetor, administrata tatimore ka mbledhur vetëm nga plotësimi i Deklaratës së të Ardhurave gati një 1 miliardë lekë apo 8 milionë euro, gati dyfish më shumë se në vitin 2020.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ukrainasit visheshin për të vizituar dhe për të bërë fotografi në këtë ndërtesë, tani është shkatërruar plotësisht

Story i radhës

KSL nesër me protesta para Kuvendit, kërkojnë rroga më të mëdha

Të fundit nga

ShkoLartë