Deklaratat për Saranda Bogujevcin, Rron Gjinovci reagon sërish: Wow qysh paska eskalu…!

June 3, 2025
1 minut lexim

Rron Gjinovci ka reaguar sërish në lidhje me debatin që po zhvillohet në lidhje me Saranda Bogujevcin.

Ai në një postim në Facebook u shpreh i befasuar se si la “eskalu” ky debat, duke thënë madje se Bogujevci i ka shërby Millosheviqit.

“Wow qysh paska eskalu debati i hibridave, tu thon Saranda Bogujevci i ka shërby Millosheviqit me atë ekspozitë të krimeve të luftës në Beograd, mandej qysh viktimat e luftës s’kanë luftu me demek e kanë vetë nifar faji dhe qysh nuk po u krahasojkan viktimat me çlirimtarët”, shkroi Gjinovci, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Wow qysh paska eskalu debati i hibridave, tu thon Saranda Bogujevci i ka shërby Millosheviqit me atë ekspozitë të krimeve të luftës në Beograd, mandej qysh viktimat e luftës s’kanë luftu me demek e kanë vetë nifar faji dhe qysh nuk po u krahasojkan viktimat me çlirimtarët.

Këtu kena mrri tu mos e sfidu rrenën e çlirimit, për të cilën krejt na e dijmë të vërtetën. Tu jau lshu rrugën qe 25 vjet kena nisë edhe vet me besu që Kosovën e ka çliru najkush tjetër e jo NATO.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Sot testi i parë i maturës, çfarë i skualifikon nxënësit nga konkurrimi! Ja rregullat e provimeve

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë