Lidhur me intervistën e MPJ-së së Federatës Ruse, Sergej Lavrov, ku Republika e Maqedonisë së Veriut përmendet në kontekst të papranueshëm, theksojmë si në vijim:
Që nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ekziston një unitet i fortë ndëretnik dhe mbipartiak për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Më shumë se 30 vjet më parë, Kuvendi ynë mori një vendim unanim për këtë orientim të politikës sonë të jashtme.
Vendimet e tilla për anëtarësim në aleancat ndërkombëtare, si çdo shtet tjetër sovran i marrim të udhëhequr ekskluzivisht nga interesat tona me mbështetjen e numrit më të madh të qytetarëve.
Deri më tash, vite me radhë, të gjithë vepruesit politikë kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në realizimin e aspiratave të tilla.
Sot, Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e plotë e NATO-s, së bashku me aleatët tanë, ne jemi plotësisht të përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare dhe kundërshtojmë fuqishëm të gjitha shkeljet e së drejtës ndërkombëtare, siç është agresioni kundër Ukrainës.
Në të njëjtën kohë, ne vazhdimisht luftojmë kundër të gjitha ndikimeve dashakeqe nga vendet e treta për të ndërhyrë në punët tona të brendshme.
Në intervistë manipulohen ndjenjat fetare të besimtarëve ortodoksë në vendin tonë dhe marrja e autoqefalisë së KOM-OA përdoret për të promovuar pikëpamjet e tyre gjeopolitike.
Askush nuk duhet ta përfitojë këtë ngjarje historike si suksesin e vet, sidomos ata që e kundërshtuan fshehurazi këtë akt.