Deklaratat e Kudusi Lamës për Tahir Zemajn, reagon Armend Zemaj: Ti s’je meritor as i drejtë, për ty ka rëndësi veç leku

April 24, 2025
1 minut lexim

Gjenerali i Ushtrisë Shqiptare, Kudusi Lama, që ka pasur ndikim në luftën e UÇK-së ka qenë i ftuar në “Pressing” , të enjten.

Sipas tij, Tahir Zemaj ka ikur nga rrafshi i Dukagjinit, pra tha se “nuk e ka përzënë kurrkush”.

Pas kësaj deklarate atij i ka reaguar ashpër deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Amend Zemaj, duke thënë se Lama ka deformuar të vërtetën e luftës.

Sipas tij Lama i ka shërbyer vëtëm interesave të tij e një grupi pas luftës që Zemaj thotë se kanë përvetësuar të vërtetën e saj lufte.

“Përballë të vërtetës së luftës dhe deformimit të saj pas çlirimit Disa individë që sot shfaqen si shpëtimtarë apo mbështetës të kauzës për liri, në realitet kanë qenë përçarës gjatë luftës dhe veprimtaria e tyre është udhëhequr nga interesat financiare e jo nga ideali për çlirim. Këta surrogate të vetëshpallur të së vërtetës kanë përvetësuar një narrativë që nuk u takon dhe që është në kundërshtim me sakrificën e vërtetë të popullit dhe luftëtarëve të UÇK-së”.

“Kudusi Lama, ti nuk je as meritor, as i drejtë, dhe as i njohur me thelbin e luftës së pastër të UÇK-së. Ti i ke shërbyer vetem interesave tuaja dhe një grupi të caktuar që pas luftës ndërmorën misionin për të përvetësuar të vërtetën e asaj lufte, për të ndërtuar monopol mbi lirinë e Kosovës. Për ty, dhe për ata si ti, gjithmonë ka rëndësi vetëm “leku”. Dje, sot dhe nesër”, ka shkruar Zemaj në Facebook. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

“Donte drejtësi, jo hakmarrje”/ Vrasja e babait të Roan Brahimit, gazetarja: 64-vjeçari do mblidhte nipërit për…

Story i radhës

Berat Gjimshiti rikthehet në ndeshjen me Leccen

Të fundit nga

Mot i vranët e me diell

Moti për sot parashihet i vranët dhe me intervale dielli. Nga Instituti Hidrometerologjik i Kosovës bëhet e ditur se vranësirat vende – vende mund të sjellin edhe riga shiu. Temperaturat minimale do
sqmken
ShkoLartë